Bedri Zyberaj: Isa Boletini në dokumentet dhe shtypin gjermanofon

Me 11 qershor 2022 të gjithë të interesuarit mund të shikojnë dokumente dhe artikuj gazetash në Ekspozitën e Arkivi Kosoves ,,Isa Boletini në dokumentet dhe shtypin gjermanofon” që do të hapet në ora 10:00 në Kompleksin Memorial ,,Kulla e Isa Boletinit”, në Boletin. Është kjo ekspozitë që në trollin e tij, sjell dëshmi të kohës për Isa Boletinin, që u gjunjëzua vetëm një herë. Dhe atë, në Vlorë, për ta puthur flamurin e Gjergj Kastriotit.
Si e ka parë Evropa?
Çfarë kanë thënë dhe shkruar gjermanët dhe austro-hungarezët për Isa Boletini para njëqind e ca vjetve? S’ua them dot!
Ua thot Ekspozita e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës!
Së pari Ekspozita, pastaj vazhdon punimet Konferenca e 6-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës, aktivitet tradicional i bashkëpunimit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, ku, nga specialistët dhe studjes të shumtë, do të shpalosen problematikat dhe vizioni për zhvillimin e mëtejshëm të arkivave tona. Kështu, kur bashkëpunojmë, përveç hovit që e japim zhvillimit të arkivave tona, evokojmë unitetin, sfidojmë ndarjen.🇦🇱🇽🇰

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …