Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Begaj: Që Kosova të fillonte një epokë të re do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij

Roli i familjes Jashari në luftën e armatosur për çlirimin e Kosovës është vlerësuar lart nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai ka shkruar se që Kosova të fillonte një epokë të re do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij. “Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj. Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!” ka shkruar kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rama pas dëshmisë së Rubin: Gjykata e Hagës ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, …