Gjatë viteve 2021 vendi është braktisur nga rreth 40 mijë banorë, kryesisht të rinj

Drejtori për statistika të popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati ka deklaruar se gjatë viteve 2021 e 2022, vendi është braktisur nga 80 mijë banorë, kryesisht të rinj. Ai ka thënë se pjesa më e madhe e qytetarëve migrojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ndonëse ka thënë se ka edhe nga ata që migrojnë në vende më të largëta, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vende tjera. “Ne e kemi publikuar vitin e kaluar një raport që është në bazë të vlerësimit dhe në atë raport janë evidentuar 42 mijë e 700 e me shumë banorë që kanë migruar. Por, një pjesë e tyre është kthyer dhe migrimi neto për vitin 2021 është rreth 38 mijë banorë” ka deklaruar ai për Ekonomia Online. Ai ka njoftuar se pjesa më e madhe e atyre që po e braktisin Kosovën janë të rinj, kryesish të moshës nga 21 deri 28 vjeçare. Drejtori për statistika të popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati Trendi ka tërhequr vërejtjen se trendi i ikjes së të rinjve duket se është edhe më i shprehur në vitin 2022 dhe në këtë fillim të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …