Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Konjufca: Në historinë e një populli nuk ka ngjarje më të rëndësishme sesa lufta për çlirim

25 vjetori i betejës heroike të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit në Prekaz, është përkujtuar edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai ka shkruar se në historinë e një populli nuk ka ngjarje më të rëndësishme sesa lufta për çlirim. “Sot e 25 vjet më parë, në Prekazin e bacës Shaban, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe kombëtarisë, një familje shqiptare – burra e gra, i madh e i vogël – me guximin mbinjerëzor po luftonte kundër një shteti të tërë – Serbisë agresore. Aty, më 5, 6 e 7 mars 1998, po shkruhej me shkronja gjaku vepra madhore – Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Komandantin Adem Jashari. Në historinë e një populli nuk ka ngjarje më të rëndësishme sesa lufta për çlirim. Në jetën e një populli nuk ka qëllim më të lartë dhe asgjë më të shtrenjtë sesa liria. Aspirata e popullit tonë ka kaluar nëpër një varg përpjekjesh, luftërash e sakrificash shekullore. Një rrugë e gjatë brezash, e stërmundimshme dhe plot e përplot dhimbje deri te Republika e pavarur dhe sovrane” ka vlerësuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …