Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti para anëtarësisë së partisë Vetëvendosje, ish-këshilltar i ish kryetarit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka shkruar se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, po i ushqen militantët e tij me të pavërteta. “Albin Kurti nuk do unifikim. Ai do polarizim. Do mashtrim, duke i ushqyer militantët me interpretimet e tij politike. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje paska thënë: “Një pararendës i imi u zotua që të mos e lejojë FSK-në në veri, por kufiri duhet të ruhet”. E para, në atë zotim nuk thuhet mos me i çu FSK-në në veri, por thuhet me i çu atje në koordinim me KFOR-in. Edhe, e dyta, zotimi është i 2013-ës kur FSK-ja nuk ka qenë as ushtri! Megjithatë, e vërteta qëndron më ndryshe, sepse për dallim prej FSK-së, ky as Njësinë Speciale më nuk e dërgon në veri pa u koordinuar me KFOR-in dhe EULEX-in. Nuk e ka dërguar pa lejen e tyre as vikendin e kaluar për t’u përballur me terroristët serbë dhe si pasojë është vonuar edhe intervenimi prej saj”, ka shkruar Adil Behramaj.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Pacolli: Do të vijë shumë shpejt drejtësia për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së
Në përvjetorin e katërt të arrestimit të eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup …