Sot bëhen 26 vite nga protesta e 1 Tetorit, kur dhjetëra mijëra student kërkuan kthim në ndërtesat universitare

Sot bëhen 26 vite nga protesta e 1 Tetorit, 1997, kur dhjetëra mijëra student, të përkrahur nga profesorët e tyre universitar dhe mijëra qytetar liridashës, kërkuan kthim në ndërtesat universitare. Protesta ishte organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ( UPSUP ) dhe filloi në ora 10 në Prishtinë, në lagjen Velania. Kërkesa kryesore e tyre ishte kthimi i studentëve shqiptar në objektet universitare prej nga ishin dëbuar dhunshëm nga masat e dhunshme që kishte marrë Serbia kundër popullit shqiptar në Kosovë. Ndonëse protesta ishte paqësore, policia e Serbisë ushtroi një dhunë brutale kundër masës protestuese.

Kontrolloni gjithashtu

Doarsa Kica-Xhelili ironizon Kurtin: Zgjidhjet i pret nga qielli, jo nga qeverisja

Deputetja e rizgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka ironizuar kryeministrin në detyrë, …