Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Në rrjetet sociale më fyejnë disa ata të cilëve u kam ndihmuar për bursa e trajtim jashtë vendit

Në një postim të tij, Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka shkruar se në platformat e tij  mediatike, ka një shumicë dërmuese që me mirësjellje shpalosë edhe lëvdatën edhe kritikën, por ka edhe të tillë që në mënyrë perverse keqpërdorin platformën që ua kam mundësuar duke përdorur gjuhën e urrejtjes e përcjellë me shpifje, fyerje e sharje të llojllojshme. Këtë fenomen të shëmtuar të ofendimit nga anonimiteti e kanë shndërruar në politikën e tyre kryesore dhe bëjnë luftë me rivalët e tyre. Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë. Vetëm sot 5 komentues që më fyen, ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera, ka shkruan mes tjerash, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …