Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Nuk ka marrëveshje mes koalicion PAN dhe AKR-së

Pas publikimit të lajmit në Radio Televizionin e Kosovës lidhur me arritjen e marrëveshjes së koalicionin PAN me AKR-në, thuhet se këtë lajm për portalin zeri.info e ka përgënjeshtruar vetë kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. “Nuk ka marrëveshje. Unë sapo u ktheva nga Zvicra”, ka thënë Pacolli. Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-NISMA  kanë thënë se brenda javës që vjen do të krijojnë institucionet e reja, duke u mbështetur në përkrahjen e AKR-së.

Kontrolloni gjithashtu

Me plagë në zemër, por me krenari që nuk e mposht asnjë largësi, vajza e Jakup Krasniqit falënderon të gjithë ata që qëndruan pranë familjes

Një fotografi e nënës së saj, e veshur me bluzën e bashkëshortit, Jakup Krasniqit, gjatë …