Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu: Qeverisë nuk po i ngutet për ta vaksinuar popullatën ndonëse apelon që të bëhet vaksinimi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas disa pamjeve që janë publikuar gjatë vikendit, e ku shihet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke kërcyer në një dasmë. Haxhiu ka thënë se festa e Arben Vitisë ka ndodhur pikërisht në ditën kur qytetarët nuk janë duke u vaksinuar, pra gjatë vikendit. “Ministër a ke përgjigje, pse gjatë vikendeve nuk po vaksinohen qytetarët, a ndoshta virusi e ka pushim edhe ai. Edhe pse numri i të infektuarve ka filluar të rritet Qeverisë nuk po i ngutet m’i vaksinu popullatën e në anën tjetër apelojnë që të bëhet vaksinimi. Qeveria është përgjegjëse për këtë neglizhencë që po ndodhë sa i përketë vaksinimit, për dështim të programit të vaksinimit. Ministër lëri pushimet, lëri dasmat e përvishju punës, keni marrë përgjegjësi, pandemia nuk luftohet me mashtrime, manipulime e populizëm”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …