Bekim Jashari: Duhet të jemi të bashkuar për Kosovën, ashtu siç deshën edhe dëshmorët e këtij vendi

Bekim Jashari: Duhet të jemi të bashkuar për Kosovën, ashtu siç deshën edhe dëshmorët e këtij vendi

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Me rastin e 22-vjetorit të “Epopesë së UÇK”-së, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Nga aty, i pari i Skenderajt, Bekim Jashari, theksoi se duhet të jemi të bashkuar për Kosovën, ashtu siç deshën edhe dëshmorët e këtij vendi. Në anën tjetër, kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi se këto dy komuna janë duke punuar që ta jetësojnë amanetin e komandantit legjendar Adem Jashari, amanetin e familjes së tij, por edhe amanetin e të gjithë dëshmorëve të vendit. Lladrovci, kërkoi na politikanët që të jenë të bashkuar për çështjen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …