Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është deklaruar lidhur me debatin për “arkivat e UÇK-së”. Ai iu ka bërë thirrje liderëve të Kosovës por edhe bashkësisë ndërkombëtare që të jenë të kujdesshëm, Jashari tha se nuk do lejojnë që Kosovën ta humbin në tavolinë. “Unë nuk jam që diçka të fshihet sepse nuk kemi çka fshehim sepse ne kemi qenë viktima ata kanë qenë agresori. Ata kanë ushtruar dhunë mbi ne për një shekull të tërë. Unë jam që gjithçka të dal në pah, por që ata janë të cilët kanë fshehur dhe janë duke fshehur, pra Serbia, sepse neve nuk kemi çfarë të fshehim, krejt çfarë kemi këto varre, këto gërmadha që na kanë mbetur. Unë i bëj thirrje udhëheqësve tanë të jenë të kujdesshëm edhe bashkësia ndërkombëtare ndaj nesh sepse ky popull dhe gjitha këto varre që janë sot dhe gjithë kjo vuajtje dhe gjithë kjo sakrificë është bërë pikërisht nga ai represion dhe dhunë e vazhdueshme për një shekull nga Serbia. ka thënë Bekim Jashari për “Kosovapress”.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …