Beogradi do të hap rastin e Ivanoviqit si temë në Bruksel

Brukseli ka bërë të gjitha përgatitjet
që me 27 janar të mbahet takimi i radhës në nivel kryeministrash midis Kosovës
dhe Serbisë. Kjo është konfirmuar edhe nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e
Mogherinit. Ditë më parë, kryeministri, Isa Mustafa kishte premtuar se nuk do të
shkojë në Bruksel, nëse Kosova nuk merr fillimisht rekomandim pozitiv për
liberalizimin e vizave. Por, presioni ndërkombëtar ka mjaftuar që kryeministri
Mustafa të heq dorë nga këmbëngulja e tij dhe të shpreh gatishmëri për bisedime.
Ndërkohë, pala serbe ka njoftuar për temat të cilat do t’i trajtojë në këtë
radhë bisedimesh: dënimi i Oliver Ivanoviqit me 9 vjet heqje lirie, çështja e
themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, hartimi i Statutit të tij si dhe çështja
e pronave në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …