Berat Rukiqi: Manipulimi statistikor nuk po ndalet, një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm kjo qeveri e quan sukses

Berat Rukiqi: Rritja e pagave në sektorin publik shkon në dëm të projekteve kapitale që kanë rëndësi për ekonominë

Rritja e pagave në sektorin publik sipas Berat Rukiqit po shkon në dëm të projekteve kapitale që kanë rëndësi për ekonominë dhe në përkrahje të koeficienteve që në masë të madhe kanë shkuar në kategori që nuk kanë treguar efikasitet në punë. Rukiqi është kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, institucion ky që merret më mbrojtjen e interesave të bizneseve. Në një intervistë për “Koha Ditore” ai ka thënë se lëshimi “pe” nga Qeveria karshi presionit të punësuarve në sektorin publik, ka krijuar precedent negativ, të cilët sipas tij do të mund të përsëritën edhe në implementim projektligjit për pagat. Ai ka thënë se Kosova deri tash ka pasur stabilitetit makrofiskal, por në rast se ky cikël nuk ndalet do të vijmë rrezikohet qëndrueshmëria e vetë shtetit. Rukiqi gjatë intervistës ka folur edhe për ndikimin që do të ketë rritja e mundshme e pagës minimale dhe për efektet që ka prodhuar taksa prej 100 për qind për produktet serbe. Ai ka përmendur nevojën për tërheqjen e investimeve të reja dhe rrezikun për tatime shtesë shkaku i mbulueshmërisë së shpenzimeve të krijuara në sektorin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …