Besa Ismaili: Projektet ekonomike dhe gjeo-politike që përafrojnë Kosovën me Shtetet e Bashkuara janë jetike

Kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës drejtuar qeverisë për përshpejtimin e politikave publike lidhur me projektin amerikan për infrastrukturën e gazit dhe termocentralin me gaz duhet parë në dy mënyra:

  1. E drejtë karshi zvarritjes së qeverisë në implikimin e institucioneve të saj për projektin në fjalë. As në mbledhje të kabinetit qeveritar dhe as në kuvend nga partia që përfaqësohet nuk kemi vendime dhe diskutime. Kjo ka emër, hamendësim.
  2. Si alarm për jo transparencën e qeverisë ndaj projekit. Ende nuk jemi të informuar për hapat e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës lidhur me infrastrukturën dhe termocentralin.

Projektet ekonomike dhe gjeo-politike që përafrojnë Republikën e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë jetike, prioritet mbi prioritete dhe më se të nevojshme për shtetin tonë. Këtë, si duket ende nuk e ka kuptuar qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Lushaku-Sadriu: Kosova ndodhet në një periudhë historike, vendi duhet t’i ketë institucionet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një …