Besarta Jashari: Babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje çfarë është dashuria, familja e atdheu

Besarta Jashari: Babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje çfarë është dashuria, familja e atdheu

Besarta Jashari e bija e heroit të kombit Hamëz Jashari, e ka kujtuar babain e saj me rastin e ditëlindjes së tij. Përmes një shkrimi ajo e ka shprehur mallin por edhe krenarinë për vlerat e mëdha dhe sakrificat e tij sublime për lirinë e atdheut. “Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjelltë, ku protagonist je babush. Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet që i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmijë – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija. Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur. Faleminderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atdheu… Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …