Brickos

Besarta Jashari: IDEAL si alternativë qeverisëse vëmendje të veçantë i kushton gruas dhe rolit të saj në shoqëri

Besarta Jashari: IDEAL si alternativë qeverisëse vëmendje të veçantë i kushton gruas dhe rolit të saj në shoqëri

E bija heroit të kombit e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988 përmes një shkrimi në rrjetin social ka bërë të ditur se ka dal në mbështetje iniciativës IDEAL përmes të cilës vëllai i saj Bekim Jashari synon ta merr besimin e qytetarëve të Skenderajt edhe për një mandat. Besarta ka theksuar se kjo iniciativë konsideratë i kushton gruas dhe rolit të saj. “IDEAL edhe për gratë e Skenderajt! Ideja e IDEALIT, të cilën sot vëllai im Bekimi e përfaqëson si alternativë qeverisëse, para banorëve të Skenderajt, vëmendje të veçantë i kushtohet gruas dhe rolit të saj në shoqëri. Sot së bashku me Shehrinë, ishim në një takim me gratë e Klinës së Epërme, pikërisht në vendlindjen e nënës time Ferides. Aty takuam shumë gra e vajza të reja, kur flisnim për rolin e gruas në familje e shoqëri, shembull kishim edhe nënën Feride – si një grua që roli i saj ishte shumë i rëndësishëm si në rritjen e edukimin tonë ashtu edhe në mbështetjen e babushit në misionin e tij kombëtar. Sot, falë emancipimit kolektiv dhe kontributit të madh të nënave tona, gruaja ka një vend të barabartë në shoqëri. Këtë Bekimi e promovon edhe në programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Po e përfundoj me thënien, që unë fuqishëm i besoj: “Nëse do ta njohësh kulturën e dikujt, shih si i trajtojnë gratë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …