Besmire Gjokah: Sot 12 vite pa ju dajë

Besmire Gjokaj: Sot 22 vite pa ju dajë

Kalojnë ditët, javët, muajt, vitet, kalojnë edhe shekujt, por kujtimi për dëshmorët e kombit tonë mbetet i freskët në mendjet tona. Në atë kohë un isha fëmijë por duke u rritur duke dëgjuar rrëfimet e gjyshes kam kuptuar rrugën që keni kaluar që në sot të jetojmë të lirë.

Do t’i hyja në hak të madh, po të mos përmendja gjyshen e cila çdo ditë më ka treguar dhe mësuar historinë e familjes, dhe sa herë tregon historinë kur mori lajmin që ju jeni vrarë më mbushen sytë me lotë.

U bënë 22 vite dhe asnjëher nuk u ngopa të shkruaja për ju për mungesen e juaj dhe krenarin që posedoj. Të jesh mbesë e Luftëtarve të UÇK-së është krenari e pafundë. E dij se do të na mungoni ,por e dijë se i duheshit edhe Lirisë së Atdheut.

Deshira e juaj e zjarrtë të ishi në sherbimë të popullit u bë realitet Dajë. Dajët Kadri Avdi e Xhevdet Karaqica i përkasin një familjeje të sprovuar për çështjen kombëtare, ndaj nuk mund të mos ishin në frontin e luftës për Liri.

Dhe këtë liri ata nuk e kërkuan për familjen e tyre, për fisin e tyre ,por për të gjitha trojet shqiptare. E heshtur por shumë krenare qëndroj sot pranë veprav të juaj Dajë, e afer vetës mbajë edhe shumë kujtime për ju, por kujtimi më i embël më është ai edhe pse ju iket mbrapa na lat emrat e juaj ata emra që na bejnë të jetojmë krenarë ku do që të jemi.

Ju ishit dhe përgjithëmonë do të mbeteni burim i frymëzimit dhe Krenaria jonë.

Lavdi të gjithë Deshmorve që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Sadik Halitjaha: TRONDITËSE LAJMET E ORËS 20 në TV Klan të datës 03 prill – për veprimet e Gjykatës Speciale në Hagë

Atë çka mësuam nga këto lajme ishte e papritur: që Gjykata do të hyjë edhe …