Besnik Bislimi

Besnik Bislimi, ka nënshkruar pa asnjë ndryshim, marrëveshjen për energjinë ashtu sikur e kishte nënshkruar, Isa Mustafa në vitin 2015

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, është deklaruar pas miratimit të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të Brukselit. Ai ka shkruar se me këtë udhërrëfyes mundësohet faturimi energjisë elektrike në katër komunat në veri. “Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Besnik  Bislimi. Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi është shprehur i kënaqur duke njoftuar që u morën vesh për implementimin e marrëveshjeve të kohës së Thaçit e Mustafës. Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …