Besnik Tahiri: Albin Kurti ka dështuar në qeverisje pasi Kosova ka më shumë varfëri, ikje të qytetarëve, asnjë njohje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dështuar në katër vjet qeverisje. Sipas tij, Kosova gjatë udhëheqjes së Kurtit ka më shumë varfëri, ikje të qytetarëve, asnjë njohje të re dhe as anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Tahiri deklaron se kreu qeveritar s’ka asnjë kauzë tjetër politike përveç që të flasë për të kaluarën. Pavarësisht kësaj, Tahiri në një intervistë për KosovaPress thotë se nuk do të pranojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, pasi siç thekson qytetarët duhet ta shohin deri në fund keqqeverisjen e Kurtit. Tahiri duke folur për manifestimin qendror të festimit të 25 vjetorit të çlirimit, thotë se krerët institucional nuk vlerësuan çlirimtarët e UÇK-së. Sipas tij edhe vendosja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka qenë komandant i zonës operative të Dukagjinit në rreshtin e fundit gjatë parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës e dëshmon një gjë të tillë. Besnik Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por për shkak të zgjedhjeve nuk po e themelon.

Kontrolloni gjithashtu

Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, sugjeron lëndë mësimore për sipërmarrje, në shkollat e Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka theksuar rëndësinë e mësimit të nxënësve për krijimin dhe …