Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, ka kritikuar Bashkimin Evropian për zvarritjen e çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Bashkimin Evropian për zvarritjen e çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Nga një proces teknik dikur, me kalimin e kohës, BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë. Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë”, ka shkruar Tahiri.  Nga një proces teknik dikur, me kalimin e kohës, BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë. Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së. Dinamika e këtij procesi do ta dëshmojë, nëse pas padrejtësisë universale shumëvjeçare ndaj Republikës së Kosovës nga ana e BE-së, po bëhet diplomaci jo transparente. Tërë këto vite nuk  janë asgjë më shumë se një qasje e gabuar dhe e padrejtë kolektive e BE-së ndaj Republikës së Kosovës në këtë proces eksperimental.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …