Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, konsideron se Qeveria e Kosovës gjyqësorin e konsideron një degë të veten politike

Kryetari  i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, konsideron se Qeveria e Kosovës gjyqësorin e konsideron hiç më shumë se një degë të veten politike. Kjo qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Loja dhe mashtrimi i kësaj qeverie me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet. Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit Qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Duke qenë që kjo Qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj”, ka shkruar Besnik Tahiri, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …