Besnik Tahiri: Vetëvendosje është subjekti i fundit që mund të thirret në parime politike

Edhe Besnik Tahiri. ka reaguar kundër disa kritikave të deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë hedhur kritika në drejtim të Ramush Haradinajt. Lidhur me këtë Tahiri ka shkruar: Synimi i Ramush Haradinajt për postin e kryetarit të shtetit është synim legjitim dhe i logjikshëm dhe nuk është në pronësi të kurrkujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkulej Isa Mustafës për pak pushtet, madje  duke e quajtur ‘Profesor Isë’, e pak muaj më herët po të njëjtit ia kishin sulmuar brutalisht shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike. Kuptoni, çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik”, ka nënvizuar, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …