Beteja e Koshares: Fitore Ushtarake, politike, diplomatike e kombëtare e UÇK-së

Beteja e Koshares: Fitore Ushtarake, politike, diplomatike e kombëtare e UÇK-së

Shoqata e  ish Brigadës 138 ” Agim Ramadani”  dhe Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- dega në Malishevë, bashkë organizuan ngjarjen me karakter kombëtare në vigjilje të 5, 6 dhe 7 marsit, ndarjen e ” Flamurit të Brigadës”, 138 ” Agim Ramadani”, për  katër dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë në betejën e Koshares duke luftuar përballë ushtrisë vrastare e pushtuese serbe, në çlirim të Kosovës.

Në këtë ngjarje, një  fjalë rasti mbajti, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku ndër të tjera tha, ”Në përkujtim të atyre që dhanë më të shtrenjtën jetën, dëshmorët, sot,  për mua është ndjenjë e veçantë dhe përgjegjësi e madhe, që ne,  që udhëheqim institucionet shtetërore e komunale, duke nderuar sakrificën e popullit shqiptar, gjakun dhe jetën e dëshmorëve të kombit, sot e përherë ata  janë vula e  themeleve të palëkundura shtetërore të Kosovës, prandaj sa herë i rikujtojmë  dëshmorët e atdheut, rikujtojmë atdheun dhe shtetin e lirë”.  Më pas nënkryetari Krasniqi, kërkoi edhe lirimin sa më parë të personaliteteve ushtarake e shtetërore që padrejtësisht sot po mbahen në Hagë, duke thënë se “lufta e UÇK-së, lindi dhe  krijoi, gjeneral, si dhe shteti e liria e Kosovës lindi dhe krijoj burrështetas e president”, përfundoi Krasniqi.

”Jam i nderuar dhe shumë i vlerësuar nga ju sot dhe bashkëluftëtarët e mi dje nga Malisheva që ishin në brigadën 138 ” Agim Ramadani”, ajo që sot është e madhe këtu është se jemi të bashkuar, sepse të bashkuar si luftëtar e thyjmë edhe kufirin shqiptaro- shqiptar, më 9 prill. Beteja e Koshares është sinonim i  tri fitoreve të mëdha, fitores ushtarake, politike dhe  diplomatike të UÇK-së”, tha mes tjerash, komandanti i ish Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Gjeneral Rrustem Berisha.

Metush Kryeziu, kryetar i OVL të  UÇK-së dega në Malishevë, tha:”Sot është ditë e madhe për Malishevën dhe historinë e saj sepse për Malishevën në këta flamuj është vet liria e Kosovës, e kombit shqiptar, në betejën e Koshares. Bashkimi i luftëtarëve, theu përgjithmonë mitin serb se ata u mposhtën përballë forcave të UÇK-së dhe kështu u thye kufiri shqiptaro- shqiptar”, përfundoi Kryeziu.

Në fund u nderuan katër  heronjët  e Kosovës me  Flamurin e Brigadës 138 ” Agim Ramadani”

Afrim Mehmet Krasniqi- Tërpezë,

Aziz Bajram Gashi- Balincë,

Imer Isak Kryeziu- Pagarushë,

Izet Islam Morina Astarzup, 

Flamujt dhe mirënjohjet i ndanë , Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe Gjenerali, Rrustem Berisha.

Lavdi dhe nderim dëshmorëve të atdheut!

Kontrolloni gjithashtu

33 të arrestuar pas protestës në Tiranë, 271 arrestime gjatë shtatë ditëve të tubimeve

Policia e Tiranës ka arrestuar 33 persona dhe ka proceduar penalisht 41 të tjerë pas …