Betim Gjoshi: Në qeverisjen e PDK-së u ndërtua Universiteti “Isa Boletini” kurse në qeverinë Kurti po ndërtohet universiteti paralel serb

Betim Gjoshi: Çështja e dinarit në Këshillin e Sigurimit, ishte sikur një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është bërë “strehë e militantëve të Albin Kurtit”, që sipas tij “shërbejnë si kukulla për lojëra politike.” Ai ka thënë se nga fundi i vitit të kaluar, BQK-ja ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të partisë në pushtet. BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë e  rrejshme, pas urdhrit politik të Albin Kurtit. Pavarësia e tillë e BQK-së i shërbeu Albin Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e  Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli,  për Serbinë, Rusinë dhe Kinën,  ka shkruar Betim  Gjoshi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …