Don Fatmir Koliqi ka fyer Anton Çettën dhe mendon se nuk ka qenë i denjë që shtatorja e tij të vendoset në oborr të katedrales

Bijat e profesorit të mirënjohur, Anton Çetta, kërkojnë që shtatorja e babait të tyre të mos vendoset në oborrin e Katedrales

Bijat e profesorit, veprimtari dhe studiuesit të zellshëm shqiptar, Anton Çettës, Agata dhe Donika, nuk pranojnë që shtatorja e babit të tyre të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ashtu siç është marrë vendimi nga Ipeshkvia e Kosovës. Ato kanë deklaruar se ky veprim nuk është në përputhshmëri me misionin e babit të tyre. “Siç dihet, veprimtaria e tij ka qenë në sferën e shkencës, arsimit dhe politikës kombëtare në një kuptim mbipartiak e mbifetar. Kujtesa për këtë veprimtari duhet të ruhet në hapësirat publike që i përgjigjen më mirë misionit të tij të madh kombëtar dhe duhet të ruhet si e tillë edhe për brezat që vijnë pas”, thuhet në postim e tyre. Po ashtu, ato kanë publikuar edhe një letër, të cilën ia kanë dërguar Ipeshkëvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit.

Letra e plotë:

I nderuar Imzot Dodë Gjergji,

Në cilësinë e familjes Çetta, ju dërgojmë këtë letër përmes së cilës deklarohemi rreth vendosjes së shtatores së babait pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. Ne vlerësojmë nismën Tuaj për të respektuar figurën multidimensionale të babait tonë. Por duke njohur mirë shpirtin e tij, dhe duke qenë të vetëdijshme për jetën dhe veprën e tij, vazhdojmë të besojmë fort se, misioni i tij fisnik u realizua duke u bazuar në vlerat e pajtimit, paqes, tolerancës fetare e mbi të gjitha mbi dashurinë e madhe ndaj popullit të vet shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …