Ndikimi i pandemisë përgjysmoi numrin e udhëtarëve dhe të fluturimeve në ANP “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, (LKIA), ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767.

Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350.

Kjo shënon një rënie në numër të udhëtarëve prej -53.50% krahasuar me vitin 2019 ndërsa një rënie në numër të fluturimeve prëj -51,17%. Megjithatё, ANP “Adem Jashari” (LKIA) ka pasur njё performancё qё e liston nё top listen e aeroporteve me performancё tё mirё pёrkundёr pandemisё.

Një rënie e tillë në numër të fluturimeve dhe udhëtarëve vjen si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 janë: Zvicra 41,41%, Gjermania 31,87%, Turqia 13,14%, Austria 5,10%, Mbretëria e Bashkuar (UK) 3,53%, Suedia 1,74%, Belgjika 1,42% etj.

Kontrolloni gjithashtu

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen me paraqitjen e tij në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga komuna e Vitisë, është duke marrë pjesë …