leoni

Bijtë e serbeve dhe të UDB-ashve, janë po ata, u përmende apo jo origjinën biologjike e ideologjike

Protestat e dhunshme të një grupi të studentëve, të cilët për disa ditë i përvetësuan dhe i deformuan  OJQ-të mercenare të Kosovës, kanë ngjallë reagime të ndryshme nga kënde krejt të ndryshme të debatit, jo vetëm virtual.


 


Debati me të drejtë është fokusuar te manipulimi i protestave nga kryeparët e OJQ-ve dhe disa aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët kësaj radhe treguan guxim, trimëri, madje edhe virulencë të paparë kundër policëve shqiptarë të Kosovës. Ata janë të gjendje edhe të vriten me policët, sepse atyre nuk u frikësohen. Po të provonte ndonjë polic t’i shante serbisht, nuk e marr me mend sesi do ta kishin shkelur e përplasur për tokë njëri-tjetrin këta trima  duke ikur të hallakatur rrugëve të Prishtinës. Por shqiptari i tillë matuf e teveqel nuk i frikësohet shqiptarit edhe kur ai është polic. Atij ia nxjerrë sytë në pikë të ditës dhe syri vërr nuk i bën. Kjo është trimëria që demonstruan, ata që me të drejtë quhen bijë të shkinave, meqë janë të tillë, si dhe bijtë e UDB-ashëve, të cilët në asnjë rast nuk janë diferencuar nga krimet që kanë bërë baballarët e tyre, të vdekur e të gjallë, kundër shqiptarëve liridashës gjatë kohës së robërisë serbe. Përkundrazi ata e quajnë gjarpër edhe më të rrezikshëm “komandant Gjaprnin” e UÇK-së, kërkojnë dorëheqjen dhe linçimin e një rektori, vetëm sepse ka origjinë nga Drenica, kërkojnë kthimin në krye të rektoratit të baballarëve të tyre, pse jo edhe bijve e bijave të atyre  që kishin pranuar masat e dhunshme të Serbisë dhe kishin përshëndetur ndryshimet kushtetuese, të cilat rezultuan me pezullimin e autonomisë së Kosovë-Metohisë.  Nga ky soj profesorësh duhet të zgjidhet Rektori, për të qenë rektor sipas shijes së mercenarëve dhe disa trimoshëve të Vetëvendosjes.


 


Por, protestuesit nuk do ta ndalen me këto tri dorëheqje, sepse ky as ka qenë as është qëllimi i tyre final. Ata do t’ i drejtohen Qeverisë për dorëheqje, meqë ajo edhe ashtu është e dorëhequr,  e mekur nga keqqeverisja, nga korrupsioni, meqë në radhët e veta ka pranuar duar hapur po këta vëllezërit, baballarët apo motrat e këtyre, që  po protestojnë para Rektoratit.  Qeveria është kalbur nga brenda dhe ajo do të bie, sepse rënien e saj po e mbështesin edhe shumë struktura para politike, OKQ, parti politike, ambasada të huaja dhe segmente të shërbimeve serbe e të huaja në vend.


 


Nëse flamurin për rrëzimin e Qeverisë nuk e merr në dorë vetëvendosja ajo me siguri se do të bie, por nëse këtë e bën vetëvendosja kjo dështon, meqë këtë nuk e përkrah ambasadorja amerikane, në Prishtinë.  Tani kombinimi: OJQ, LDK, studentë brucosha është kombinimi më i mirë për ta rrëzuar Qeverinë dhe për të pasur përkrahje sidomos nga qarqet që u përmendën.


Sa është i mundshëm rreshtimi i këtyre forcave në një front antiqeveritar, kjo mbetet të shihet.  Gatishmëria e OJQ-ve për puç “qytetar” kundër qeverisë  është po ajo e vitit 2011, kur u publikua projekti dhe u bë “hop” ende pa bërë asnjë hap. Kësaj radhe do ta provojnë “hopin” tjetër po këta dhe ata, sepse janë të njëjtit si për nga mamatë e babatë ashtu edhe për nga përmbajtja ideologjike dhe ideopolitike.


 


Reagimi për bijtë e serbeve dhe baballarët e UDB-ashve


 


Babanë apo mamanë nuk i zgjedh fëmija dhe në parim është gabim t’ i përmendet fëmijës origjina, sepse ai nuk ka mundur ta zgjedh atë. Por kur biri e bija krenohen me origjinën, krenohen me baballarët mercenarë në shërbim të okupatorit, kur këta nuk i kërkojnë falje viktimave të baballarëve të tyre, atëherë përmendja e emrit, e origjinës dhe përkatësisë mercenare jo vetëm lejohet, por bëhet edhe me qëllim diskreditimi dhe nuk mund të ndodh ndryshe.


Relativizimi i këtij rasti duke përmendur për krahasim origjinat e personaliteteve tona kombëtare, është jo vetëm budallallëk por edhe hipokrizi e djallosur. Kush është ai bir shqiptari që do ta krahasonte Ilir Dedën me rilindësit, që paskan pasur nëna apo gra turke e greke. Kjo nuk është më shumë se një poshtërsi e kulluar. Nuk është vetëm Ilir Deda me origjinë serbe në Kosovë. Ka sa të duash shqiptarë me origjina të tilla, por askush, asnjëherë nuk e ka përmendur këtë fakt, sepse asnjëri prej tyre nuk ka arritur nivelet e ngritjes  të Ilir Dedës, këshilltar i ministrit, Bajram Rexhepi, këshilltar i kryetares së zarfit, Atifete Jahjaga, shqiptari më i përkëdhelur i Kosovës nga ish ambasadori amerikan Kris Dell e kështu me radhë.


 


Unë njoh të burgosur politikë që kanë pasur dhe kanë nënat serbe, madje në mesin e tyre edhe qëndrestarë shembullorë të rezistencës. Njoh sa e sa luftëtarë të devotshëm të UÇK-së që kanë pasur apo kanë nënat serbe. Ata kurrë nuk i kanë mohuar nënat e tyre dhe askush, asnjëherë, në asnjë rast  nuk ua ka përmendur nënat. Ata nuk   kanë luftuar kombin serb, por regjimin kriminal të Serbisë dje  dhe sot milosheviqiane.


 


Çka ka të keqe kur disa intelektualë shqiptarë i japin të drejtë vetes t’ia përmendin origjinën nga dajat, Ilir Dedës, apo origjinën nga babai, Shpend Kursanit, apo origjinën nga ambasadori i Titos, Flaka dhe Veton Surroit, apo origjinën akademike  të një profesori, kur vetë këta krenohem me origjinat e tilla. Ata nuk bëjnë kurrfarë krimi nëse flasin të vërtetën. Përkundrazi, bëjnë krim ata që mundohen t’i fshehin të vërtetat për hir të një humanizmi internacionalist të tipit: Buzhala-Veseli, apo dy a tre të tjerëve, të cilëve  më vjen keq t iu përmend emrat, sepse edhe ata kanë bërë ”hop” për të thënë diçka, pa kërcyer vigun, kanë përkrahur publikisht protestuesit pa ditur se kush po qëndron prapa tyre.


 


Por kur kryekuvendari, Jakup Krasniqi quhet fashist e nazist nga argatët letërnxirës të  Kadri veselit dhe të Hashim Thaçit nuk reagojnë asnjëri nga dy bashkëluftëtarët e tij të  dikurshëm,  nuk reagojnë edhe kur një tjetër argat i argatit, përbuz dhe fyen publikisht, Legjendarin Adem Jashari. Publiku në Kosovë nuk është i njoftuar nëse Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë reaguar kundër Berat Buzhalës dhe argatit të tij, Arben Idrizi, të cilët legjendarin Adem Jashari e quajnë terrorist dhe  fajësojnë për martirizimin e familjes së tij.   Mirëpo, kur me një shkrim gazete, Berat Buzhala, ia bën me dije shefit të tij se duhet të reagojë kundër shkrimtarit, Milazim Krasniqi dhe disa të tjerëve për shkak se Ilir Dedës i paskan thënë bir serbeje, atëherë pa humbur kohë reagon Kadriu enigmatik  dhe reagon ashpër kundër “debatit të njëanshëm”, pa prezantuar asnjë shembull të debatit të vërtetë, jo ashtu si e kuptojnë debatin,  Kadriu, Berati e të tillët, por ashtu sikur i ka hije çdo debati realist, çdo ballafaqimi të fakteve  nga të dyja palët. Ata, me apo pa qëllim radhiten në  sojin e  reaguesve që marrin  nën sqetull “bebet” e Serbisë, për hir të BE-së, mbase edhe nga frika e Dik Martit, Dodik Martinoviqit, nëse më lejohet t’ia shkapuris origjinën.


10. 2. 2014


( Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …