BIK: Kërcënimet me vdekje të udhëheqësve të shtetit dhe atyre fetar janë të papranueshme dhe të dënueshme për shoqëritë normale

BIK: Kërcënimet me vdekje të udhëheqësve të shtetit dhe atyre fetar janë të papranueshme dhe të dënueshme për shoqëritë normale

Bashkësia Islame e Kosovës konsideron se kërcënimet me vdekje të udhëheqësve të shtetit, BIK dhe komunës së Prishtinës përmes grafiteve është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale, për të cilën raportoi sot, gazeta Zëri. “Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim. Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij  veprimi qyqar nuk paraqesin  qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit”, thuhet në një komunikatë të BIK-ut. BIK këtë veprim e konsideron të izoluar dhe fton  qytetarë e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mosdurimit. “Feja dhe objektet fetare te ne  gjithherë kanë qenë në funksion të paqes, mirëkuptim, tolerancës e harmonisë. E tillë do jetë edhe xhamia Qendrore e Prishtinës. Ftojmë organet kompetente që autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …