Bilanci negativ i migrimit rrëzon pretendimet e Kurtit për kthimin e qytetarëve

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi ka humbur mbi 17 mijë banorë gjatë vitit 2024, duke përgënjeshtruar deklaratat e ish-kryeministrit Albin Kurti se më shumë qytetarë po kthehen se sa po largohen. Vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi 37 mijë qytetarë emigruan jashtë vendit për arsye pune, studimi apo bashkimi familjar, ndërsa vetëm rreth 9 mijë u kthyen në Kosovë. Edhe pse shtimi natyror i popullsisë ishte pozitiv, me rreth 11 mijë lindje më shumë se vdekje, kjo nuk mjaftoi për të balancuar humbjet nga migrimi. Bilanci përfundimtar është një tkurrje prej 17 mijë e 525 banorësh. Raportet ndërkombëtare, përfshirë ato të Bankës Botërore dhe FMN-së, kanë theksuar se emigrimi i lartë lidhet me mungesën e vendeve të punës dhe perspektivës ekonomike në Kosovë. Ndërkohë, numri i kosovarëve në Gjermani është dyfishuar në pak më shumë se një dekadë, duke arritur në 542 mijë persona.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: “Ku janë institucionet e Kosovës?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit …