Biserko: Vuçiq ka muaj që ka nxitur tensione dhe akuzon në mënyrë sistematike kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, në Serbi Sonja Biserko ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka muaj që ka nxitur tensione dhe akuzon në mënyrë sistematike kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Përveç kësaj, Vuçiq vazhdimisht propagandon ngjarje [të paqena] nëpër media dhe personalisht mendon se Gjermania dhe Britania e Madhe janë prapa gjithçkaje që bën Kurti. Fakti është se SHBA-ja dhe BE-ja mbështesin propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Duke u larguar nga institucionet, Vuçiq po teston se deri ku mund të manipulojë bashkësinë ndërkombëtare. Megjithatë, fakti është se vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje në Berlin. Prandaj Kosova është vend i barabartë. Mendoj se serbët do të kthehen në institucione. Dhe komuniteti ndërkombëtar këmbëngul për këtë. Kur të bjerë ‘Bota Ruse’, do të bjerë edhe ‘Bota Serbe’, siç e ëndërron Beogradi” ka deklaruar kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, në Serbi Sonja Biserko.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …