leoni

Bislim Zogaj: Mungon komunikimi ndër-institucional sa u përket kullave të Jasharajve në Prekaz

Bislim Zogaj: Mungon komunikimi ndër-institucional sa u përket kullave të Jasharajve në Prekaz

Është mbajtur debati publik i raportit të performancës nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Me këtë rast drejtori i agjencisë, Bislim Zogaj paraqiti raportin dhe bëri të ditur se janë lajmëruar faktorët relevant më kohë. Në raport janë paraqitur puna dhe angazhimi për vitin 2020 por edhe buxheti. Sipas Zogajt, pengesat ishin të ndryshme si pengesa e zvogëlimit të buxhetit për 40 përqind, obligimet kanë mbetur edhe nga viti paraprak. Sfidë ishte edhe nga pandemia po ashtu edhe numri i reduktuar i stafit. Mos komunikimi ndër-institucional sidomos tek shpronësimet, mbetet problem shqetësues mandej edhe problemet me komuna tek projektet nuk kanë pasur frymë bashkëpunimi. U bë e ditur po ashtu se janë 1613 si komplekse memoriale, pllaka, vend-rënie etj, të cilat kërkojnë mirëmbajtje por ende nuk janë rregulluar me ligj kompetencat. Drejtori Zogaj po ashtu me theks te veçantë potencoi faktin për Kompleksin memorial të Jasharajve që sipas tij përkundër dy nismave të kaluara ende s‘ ka asgjë konkrete ngase sipas tij mungon koordinimi institucional. Ne fund Zogaj falënderoi Tv Diellin që po mbulon fushë-veprimtarinë e AMKMK-së. Bajram Badivuku tregoi se nga Kuvendi në legjistraturën e fundit u vlerësua mirë dhe i dorëzoi diskutimet për AMKMK.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …