Burgu i Dubraves

Bislim Zogaj: Nesër bëhet zbulimi i Lapidarit i të rënëve dhe të mbijetuarve në Masakrën e Dubravës

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës,  veprimtari dhe  drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve  Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, ka bërë me dije se sot do të bëhet zbulimi i lapidarit i të rënëve dhe të mbijetuarve në masakrën e Dubravës. Duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet zbulimi i lapidarit i ngritur në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Burgut të Dubravës”, ka njoftuar Zogaj, i cili është pjesë e Këshillit organizativ. Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 11:30, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit është paqësore, dramatizimi politik i panevojshëm

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë …