Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: “Peshadia” serbe zbret në Kuvendin e Kosovës

Kosova ka shumë për të bërë si në ndërtimin e shtetit ligjor poashtu edhe në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kemi humbur shumë kohë dhe nuk ia kemi arritur ta ndërtojmë një shoqëri të suksesshme, pra në shumë fusha kemi dështuar. Papërvoja e elitave tona politike dhe rrotacionet pushtetore e kanë dëmtuar vendin në shumë fusha. Ajo ekonomike dhe bisedimet me Serbinë janë  vet dështimi ynë masiv. Aq i rëndë është dështimi në bisedimet me Serbinë, sa, ajo ka filluar të diktoj gjithëçka qoftë si tema, po ashtu edhe si përmbajtje. Ata që biseduan e bënë Serbinë palë për gjithë çështjet e brendshme. Kjo bëri që asaj t’i rritej oreksi dhe të bënte të fortin e shantazhuesin.

Nuk ka element të politikës së brendshme e të jashtme ku nuk ka pse të mos kërkohet më shumë dhe për çka nuk duhet me alarm të kritikohet e luftohet Pushteti, veçuar shkëlqimin në OKB i Vlora Çitakut, vendimit për Ushtrinë (përkrahje që Kryeministri Haradinaj e siguroi me vizitën e tij në Pentagon), dhe vijat e kuqe të Kadri Veselit, i cili e çliroi koalicionin qeverisës për besimin e ndërsjellë.

Se duhej reaguar ndaj Qeverisë para dhe pas këtij momenti edhe me mocion mosbesimi e rrëzim të saj, nuk do shumë mend të pajtohemi. Por, pse pikërisht tani LDK dhe VV?!!! Pse u bëtë jehona e klithmave të Serbisë, Peshadia e saj, jehona e Vuçiqit e Daciqit?!

LDK-ja nuk e ka për herë të parë! Nuk është ky rasti më i rëndë i saj kundër Kosovës dhe shqiptarëve dhe në dobi të Serbisë. Pikërisht më 19 marsin e atij viti të kobshëm, por edhe krenar, kur ranë Jasharët e mëdhennj për të lindur liria jonë, Ibrahim Rugova në vend se të anulonte zgjedhjet dhe të vëhej në krye të Luftës Çlirimtare, ai apeloj daljen masive si për të lënë nën hije zhvillimet që tashmë kishin futur Kosoven në luftë. Kujtdo i kujtohen zgjedhjet e 22 marsit 1998 pas masakraës ndaj Jasharëve. Serbia ishte vënë në fokus të goditjes ndërkombëtare për masakren në përmasen tmerruese të së cilës përlindi legjenda Adem Jashari. Ata patën vrarë nga fëmijët e posalindur e deri dhe Gjyshin Shaban Jashari, plot 55 vetë, fëmijë, gra e burra. Ajo masakër irritoi gjithë faktorin ndërkombëtar dhe Serbia e zënë në një rrethanë të tillë nën akuzë për gjenocid kërkoi shpëtimtarë. Kush t’i bëhej mburojë dhe ti jepte dorë shpëtimi duke e mbuluar gjenocidin serb me efekte demokracie të rrejshme, veç axhendës serbe, politikës mjerane shqiptare të asaj kohe. LDK-ja, partia shtet e viteve të ’90-ta, i zhvilloi zgjedhjet e shpallura edhe përkundër faktit se vetëm Serbia ia kishte nevojen ato ditë fytyrës kinse të lirë të Kosovës, e cila në fakt rrënkonte jo vetëm pushtimit klasik, por edhe gjymtimit paramilitar e ushtarak serb në luften e pabarabartë. Serbia kishte nevojë të mashtronte opinionin ndërkombëtar. Ajo kishte nevojë të shfaqte veten ashtu sikur nuk ishte, një ngrehinë tolerante e një demokracie liberale, e cila po zhvillonte një jetë të brendshme plurale. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja provuan t’i jepnin botës këtë mashtrim të madh duke e ngjyrosur përgjakjen e Kosovës me fishekzjarret e kutive të votimit.

Fatmirësisht, ata nuk ia arriten ta lajthitin as faktorin ndërkombëtar, as ta ndalinin bashkimin popullor me UÇK-në. Poashtu, nuk do ia arrijnë as LDK e sotme me lëkurën e djeshme edhe pse tashmë e rreshtuar me VV-në e kaq shpërfytyruar, e cila, sikur u shfaq sot na lë veç shijes shumë hidhëruese edhe atë dyshuese: Vallë ku e paska bishtin kaq të zënë me derë VV-ja, që iu desh të shfaqej kuadrat i peshadisë serbe?

Sot në ditën më përdalluese të politikave të Kosovës ndaj Serbisë, po ajo LDK, por tashmë dhe me vagoneten e panatyrshme VV, sikur edhe në 22 mars 1998 reagoj politikisht në krah të Serbisë me shënim qoftë edhe simbolik tendencen e rrëzimit të qeverisë. Andaj, kjo Peshadi serbe, e ecila zbriti sot në Kuvendin e Kosovës la shijen e hidhur me çka helmatisi edhe strukturat e tyre të brendshme. Besoj thellësisht se ka në LDK dhe VV një shumicë, e cila nuk do dhe as pranon ta merr damkën e argatit serb në këto orë të rënda, por krenare për vendin tonë.

Serbia, që me rritjen e parë të taksës 10% dhe dje 100%, u vu në sikletin se po humbiste atutë mashtruese ndaj komunitetit serb këtu e bashësisë ndërkombëtare kudo. Ajo nuk do mundet më, as të manipuloj elementin tonë të brendshëm serb me gënjeshtren se ajo mund të veproi brenda Kosovës dhe të trajtoj segmente të Kosovës si organikë  të pushtetit të vet, as të ushqej opinionin e vet të brendshëm për qëllime politike e pushtetore me lëshimet që iu bënë deri tani nga tërheja qyqare e pushtetarëve tanë që na përfaqësuan në bisedime deri tani.

Kosova dhe qeveria e saj, këto ditë po kalon një ripozicionim ndryshe nga e shkuara dhe po vepron me përgjegjshmëri karshi detyrave të ngarkuara nga sovrani si mandat qeverisës. Kjo ka prodhuar e do prodhoj mardhënje e veprime krejt ndryshe nga deri më sot, ku palët po marrin pozicionet e tyre reale për zgjidhjet e së ardhmes. Në këtë luftë për të ardhmen duhet ripozicionuar Kosoven në dimenzionin real të kërkesave që na ka shtruar koha dhe qeveria po këtë po bënë. Edhe Serbia nuk po rri duarkryq. Bilëz ajo ka arritur të provoj edhe një goditje me dy taborre të njëjtësuara të Peshadisë së saj luftarake LDK-VV, pikërisht sot në ditën e kryetensioneve mes dy shteteve.

Serbia ka shkelur e dhunuar, përulur e ofenduar, gjithçka e ngado që lidhesh me Kosoven, por nuk do mundet ta bëjë më. Ajo, Serbia, nuk njohu as fajin gjenocidial, as doren e shtrirë e lëshimet e pafundme nga lidershipi ynë politik i të shkuarës, as detyrat që dalin nga marrëveshjet tashmë të arritura në Bruksel. Ajo u soll me fashizëm në gjithçka që ka të bëjë me Kosovën, si në brendinë e saj, poashtu në hapsirat e krijuara gabimisht nga ish lideshipet tona mjerane, pa u qortuar e duke u parë mes gishtash nga Brukseli, zonja Mogerini e z.Hahn.

Në lojën nënë e njerkë që luajti Brukseli dhe në të llastuarin që bëri Serbia vetëm fatkeqësi e dhunim korrem! Edhe për një fjalë shqipe rrahen shqiptarët kudo nëpër Serbi, montohen e shpiken akuza për burgosje të vazhdueshme kudo rrugëve të saj për qytetarët tanë, sa për të mbajtur presionin, me të cilin duan ta mbajnë vëmendjen e opinionit serb brenda Kosovës dhe të shtojnë shpresat e tyre për t’i mbajtur në geton e pritjes së rikthimit serb, i cili nuk do të ndodhë kurrë më. Një fashizëm i tillë përdorjeje edhe ndaj vëllezërve të tyre serb, qytetarëve të Kosovës, përbënë më shumë se një krim!

Në letrën e Kryeministrit dërguar ambasadorëve dhe BE-së, shohim të radhitura gjithë të bërat e të pabërat e Serbisë kundër Kosovës, gjithë fashizmin e saj dhe gjithë gabimin politik të BE-së. Me atë gabim, BE-ja, vazhdimisht bëri trysni të padrejtë e me moral të ultë ndaj Lidershipit tonë, i cili u zbraps e u zbraps , u mirëkuptu e u mirëkuptu nga populli ynë në shpresen për një të nesërme në gjirin e mashtruesve evropian, këtyre matrapazëve krejt lllum, të një morali të degraduar, ku vetëm parime e rregulla nuk ka. Kjo Evropë, sikur na është imponuar neve në gjithë këto vite, është rrence, është mashtruese dhe e padenjë për të përfaqësuar Evropen që ne besojmë. Trajtimi nga ta për ne ishte shtazor, rregullat që na vunë ishin fashiste! Ata mbajtën anën e gjenocidbërësit tonë, dhe kjo ishte kriminale. Nga të tilla sjellje lindin natyrshëm pyetjet: Perse vallë na ndihmuan të çliroheshim? Për të na dhunuar, sikur po na dhunon secili nga Brukseli e veçanarisht z.Mogerini, Hahn a secili si ata?!! Kjo është më shumë se veq tallje! Ky është thjeshtë krim!

Mjafton të shohim gjeografinë e krimit serb në Kosovë përmes kufomave të mbjellura kudo nën ndërtesat nëpër Serbi, fugonash e frizash mbushur plot kudo lumejve po nëpër serbi, varrezave masive mbuluar me asfalt kudo gjithashtu nëpër Serbi të gjetura e të pagjetura, krematoriume që tymojnë akoma edhe sot aromë e tym kufomash, sigurisht pasi tu kenë marrur organet e ti kenë shitur a falur kudo nëpër shtetet mike të tyre që sot me aq devotshëri e përkrahin Serbinë e krimin e saj.

Duhet të kuptoni Peshadia e kujt u bëtë sot ju mjeranë, shërbëtorë të mbetur dhe pas kaq vitesh, drejtues të LDK-së dhe ju të Fandakosur VV? Gjithça mund të ketë spjegimin e vet pse është kështu sikur është! Vetëm kësaj “Peshadisë serbe”, e cila u shfaq sot në Kuvendin e Kosovës nuk po di si t’ia gjej arsyen!

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …