Brickos

Blerta Deliu-Kodra: Diskursi konfliktuoz i Vetëvendosje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i paprecedentë

Blerta Deliu-Kodra: Diskursi konfliktuoz i Vetëvendosje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i paprecedentë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka cilësuar si “jo të rastësishëm” siç pretendon ajo, diskursin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Amerikës. Kjo deklaratë e Deliut, erdhi pasi deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, deklaroi se “janë sovran dhe vendimet i marrin nga bindjet e tyre”, duke iu referuar kritikës së ambasadës amerikane në Kosovë ndaj Qeverisë për mënyrën se si po shkarkohen bordet. “Më së paku, është e turpshme të flasësh kështu me SHBA-në, një vend që ka mbështetur luftën e Kosovës për liri, shpalljen e Pavarësisë dhe vazhdon ta mbështes konsolidimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Deliu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …