Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Shkaktare për mos zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është Vetëvendosja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se shkaktare për mos zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është Vetëvendosja. Ajo ka thënë se të dielën, me 27 prill, është përpjekja e shtatë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë konstituimit të parlamentit. “Partia fituese jam e bindur se edhe nesër do ta ketë emrin e njëjtë të propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, që do të ketë votimin e saj të pestë, e them këtë në bazë të deklaratave të eksponentëve partiak të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë thënë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve të tyre në raport me nominimin që e kanë bërë për Z. Haxhiu” ka theksuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …