Brickos

Blinken takon Macron në Paris për të diskutuar për mbështetjen ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, planifikon të diskutojë për mbështetjen ndaj Ukrainës gjatë takimeve që do të zhvillojë në Paris në javën e ardhshme me presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton DASh.  Sfidat e Ukrainës përballë sulmeve ruse, që nisi me pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022, do të jenë në qendër të bisedimeve. Franca, një prej furnizuesve kryesorë ushtarakë të Ukrainës, është partnerja kryesore në këtë sfidë. Kërkesat e Presidentit Biden për miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën janë përballur me rezistencë në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA të cilën e kontrollojnë republikanët. Pas vizitës në Paris, Blinken do të udhëtojë për në Bruksel për bisedime me ministrat e Jashtëm të NATO-s, në përgatitje të samitit të planifikuar për 75-vjetorin e aleancës, që do të mbahet në Uashington në korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …