Bodo Weber

Bodo Weber: Brenda vitit 2023 mund të arrihet një marrëveshje eventuale, e bazuar në planin franko-gjerman

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber ka thënë se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, bllokimi i rrugëve me barrikada atje nga grupe të serbëve, si dhe tensionet që kanë përcjellë raportet Kosovë-Serbi gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, nuk japin shumë shprese se ekziston një atmosferë për vendosjen e dialogut në binarët që çojnë drejt një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve. Ai ka shprehur skepticizmin e tij se brenda vitit 2023 mund të arrihet një marrëveshje eventuale, siç e quan ai “e ndërmjetme” e bazuar në planin franko-gjerman, ndërkohë që atmosfera aktuale është, siç e cilëson ai, “shumë e nxehtë”, si pasojë e tensioneve në veri të Kosovës.  “Në një atmosferë të tillë të nxehtë gjithmonë ekziston rreziku se mund të ndodhë ndonjë incident, i cili më pas mund t’i përshkallëzojë gjërat. Më duhet të them se nëse pritet një marrëveshje – ashtu siç është e njohur tash, si një marrëveshje e ndërmjetme, që çon deri tek ajo përfundimtare që shkon larg, deri te njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi – atëherë, sipas meje kjo do të kërkonte një përgatitje krejtësisht tjetër të terrenit në Serbi. Nëse e krahasojmë me atmosferën e sotme dhe narrativin zyrtar, atëherë e shohim pikërisht të kundërtën”, ka thënë Weber për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …