Bodo Weber: Dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian ka humbur fuqinë dhe besueshmërinë, kërkohet angazhimi i Amerikës

Bodo Weber: Dialogu i udhëhequr nga BE ka humbur besueshmërinë, kërkohet angazhimi i Amerikës

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber deklaroi se pret ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë pas marrëveshjes së Brukselit për targat që është arritur gjatë së enjtes. Weber thotë se kryetari serb Aleksandër Vuçiq e përdori masën e reciprocitetit për të rritur tensionet, si një mjet thelbësor i politikës së tij. Sipas tij, fakti që nuk u arritë marrëveshje para 14 shtatorit për lëvizjen e që çoi në masën e reciprocitetit, dëshmon se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian ka humbur fuqinë dhe besueshmërinë. Ai thotë, kjo nuk do të ndryshojë derisa BE-ja të rikthejë në mënyrë të besueshme politikën e saj të zgjerimit e kjo bëhet edhe me një angazhim serioz edhe nga Amerika. Weber nuk pret ndonjë përparim gjatë këtij viti në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Në lidhje me epokën post-Merkel dhe politikat ndaj Ballkanit Perëndimor e sidomos dialogut, Weber thotë se udhëheqja gjermane duhet të ketë një angazhim serioz në lidhje me politikat e zgjerimit të BE-së, duke u ulur në një diskutim serioz me presidentin francez Macron./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …