BQK

BQK: Të hyrat në bankat e Kosovës kanë arritur në 317 milionë euro, 17.% më shumë se në vitin e kaluar, e tërë kjo mbi kurriz të qytetarëve

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se të gjitha bankat e Kosovës kanë vazhduar të performojnë me fitime të larta, ku në tremujorin e tretë të vitit 2023, bankat kanë pasur një profit neto prej 123.7 milionë eurosh. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, një rezultat i tillë ka ardhur për shkak të rritjes të të hyrave, që kanë qenë më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkaq, sipas BQK-së, gjithsej të hyrat kanë arritur vlerën prej 317 milionë eurosh, që është një rritje prej 17.2 për qind prej vitit të kaluar. “Sektori bankar në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023, realizoi profit neto prej 123.7 milionë eurosh, niveli më i lartë në raport me periudhat e njëjta të viteve paraprake. Rezultati i tillë financiar u arrit kryesisht nga rritja e të hyrave, e cila ishte më e larët se një vit më parë, përderisa edhe shpenzimet vazhduan trendin rritës për të dytin vit me radhë”, thuhet në raport, por me asnjë fjalë nuk shpjegohet se mbi kurriz të kujt grumbullohen këto shuma parash në vendin më të varfër të Evropës. Përkundrazi ata lavdërohen me këto përfitime mbi kurriz të popullit, në norma të mëdha kamatash.

Kontrolloni gjithashtu

FAZ: Nuk është befasi që Kosova dëshiron të aplikojë për anëtarësim në BE por gjasat janë shumë të vogla

Albin Kurti: Nuk do t’ua imponoj serbëve Projekt-Statutin e Asociacionit, pasi është shkelje e të drejtave të njeriut

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Caitung, ka analizuar sfidat që lindin nga mungesa e iniciativës të …