Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur se kabineti i tij do të japë dorëheqje, më 25 janar, për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur se kabineti i tij do të japë dorëheqje, të enjten, më 25 janar, për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike. Dorëheqjen do ta paraqesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pritet të emërohet kryeministër i Qeverisë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.  E gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën (28 janar) të votohet Qeveria teknike”, ka deklaruar Kovaçevski. Para votimit të Qeverisë së re, Kuvendi duhet të zgjedhë kryeparlamentarin e ri, Jovan Mitreski, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …