Brickos

Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj: Publikimi i listës së veteranëve është fyerje e rëndë publike dhe gjykim kolektiv i paprecedent

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas aktakuzës së Prokurorisë dhe emrat që u publikuan se bëjnë pjesë në listën e veteranëve mashtrues. Ai përmes një postimi  ka thënë se ndihet krenar me djemtë dhe vajzat e UÇK-së. “Krenar me djemtë dhe vajzat e UÇK-së. Në fillet e organizimit të UÇK-së shpesh kemi qenë të fyer, qëllimshëm ose jo. I kemi injoruar sepse qëllimin e kemi pas të lart, çlirimin e vendit. Edhe gjatë luftës së ashpër frontale ‘98/’99, fyerjet publike ndaj UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj nuk kanë munguar. Askush nuk kishte kohë të merrej me to, ishim në telashe me armikun. Publikimi i listës së fundit të kinse veteranëve mashtrues, është fyerje e rëndë publike dhe gjykim kolektiv i paprecedent. Është goditje e rëndë morale për të gjithë ata që në kohë të vështira ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën për vendin. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë, kushdo qoftë ai. Luftëtarët e lirisë nuk ua kanë me borxh denigrimin e tillë publik”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …