Covid

Brenda 24 orëve nga 3.031 testime, vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona dhe nuk ka vdekur askush

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se numri i të infektuarave me virusin korona në 24 orët e fundit është 246 të infektuar, ndërsa asnjë person nuk raportohet i vdekur. Ai ka thënë se gjatë 24 orëve janë kryer 3. 031 teste që është numri më i lartë i testimeve. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës! Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve. Respektoni rekomandimet anti-Covid”, ka shkruar, ministri Zemaj.

Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virus dhe 1.544 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, ndërsa  numri i rasteve aktive është 7.036.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …