leoni

Brukseli shpall tender për rregullimin e Urës së Ibrit

Zyra e
Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur sot tenderin për rehabilitimin e
niveleve të poshtme dhe të sipërme të Urës së Ibrit në Mitrovicë, qasjet
rrugore përmes ndërtimit të rrethrrotullimeve të reja, hapësirës përreth dhe
shtegut për këmbësorë. Ky projekt do të jetë i financuar nga Bashkimi Evropian.
Revitalizimi i Urës së
Mitrovicës dhe rrethinës së saj ka nisur më 17 tetor 2015 dhe ky revitalizim
është paraparë me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur më
25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Beogradi, përmes strukturave
paralele ka pamudnësuar heqjen e barrikadës mbi këtë urë, ndërkaq institucionet
e sigurisë së Kosovës nuk kanë bërë asnjë përpjekje të vetme për largimin e
saj. Për më keq, barrikada mbi urën në lumin Ibër është shndërruar në objekt
negocitash, për heqjen e së cilës Serbia do të kërkojë favore të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme …