Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar greva dhe protesta, nëse nuk miratohet ligji për njohjen e statusit të mësimdhënësve të viteve 1990-1999, dhe nëse nuk implementohen ligjet aktuale që mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi tha se të gjithë mësimdhënësve të cilët kanë punuar gjatë kohës së viteve të ’90-a duhet t’u njihet ajo pjesë e punës pasi ata kanë dhënë kontributin e tyre, por duhet dhënë edhe të tjerat benificione. Ndërsa përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj tha se nëse nuk miratohet ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, ai paralajmëroi se mësimdhënësit do të futen në grevë.
