Cakaj thotë se ka marrë mbështetjen e Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Ministri Cakaj thotë se ka marrë mbështetjen e Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Pragë ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek. Nga ai, thotë se ka marrë mbështetjen e Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Gjatë qëndrimit zyrtar në Pragë zhvilluam edhe një takim pune me Ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, z.Tomáš Petříček. Në takim u pajtuam për nevojën e shtimit të bashkëpunimit ekonomik dhe domosdoshmërinë e rritjes së ndërveprimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Vishegradit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Po ashtu, biseduam edhe për një varg masash të prekshme për të shtuar bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së. Ministri Petříček konfirmoi edhe njëherë mbështetjen absolute të Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …