Carl Bildt

Carl Bildt e konsideron ofertë të drejtë, propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, e konsideron si një “ofertë të drejtë, propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve në  mes të Kosovës dhe Serbisë,  Sipas tij marrëveshja e propozuar nga BE-ja do t’i lejonte që të dyja  vendet të ecnin përpara.  “Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të tyre por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, ka saktësuar diplomati suedez Karl Bildt.

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania riafirmon mbështetjen për KFOR dhe ekipin këshillues të NATO-s në Kosovë

Sot, gjatë Konferencës së Shteteve Kontribuese të Forcave KFOR, Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane …