Institucionet

Dëshmori Nuhi Krasniqi, u rivarros me nderime ushtarake

Të enjten me nderime të larta ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës, u bë rivarrimi i dëshmorit Nuhi Krasniqi, i vrarë në gusht të vitit 1992, gjatë luftës në Kroaci. Dëshmori Nuhi Krasniqi është shpallur edhe hero në Kroaci, pasi kishte treguar trimëri dhe heroizëm, në mbrojtje të qyteteve …

Më shumë...

Deçani nuk e pranon vendimin për faljen e pronave Manastirit

Një protestë e qytetarëve të Deçanit kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit të mbi 24 hektarë tokë, përfundoi e qetë. Nën organizimin e kryetarit të Deçanit, z.Rasim Selmanaj, e në mbështetje te të gjitha subjekteve  politike në …

Më shumë...

Në Ferizaj u mbajt debati “Ndërtimi i urave”

Organizuar nga Ekipi veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të brendshme, Komunën  e Ferizajt dhe partnerë të tjerë, u mbajt debati “Ndërtimi i urave”. U diskutua për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal dhe qendror. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem …

Më shumë...

Kryetari Kuçi është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i Këshillit te Biznesit Kanada – Shqipëri ne Toronto

Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi në kuadër të vizitës që po bënë në Kanada, është pritur nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv te Këshillit te Biznesit Kanada – Shqipëri ne Toronto me Naser Berishen, Kryetarin e Rrjetit te Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze dhe studentët nga Shqipëria Lira e Andi, gjatë …

Më shumë...

Vazhdon bashkëpunimi kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim ministrin e Kulturës të Republikës së Kroacisë, Zlatko Hasanbegović, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe atyre kroate, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturor që u realizua para …

Më shumë...

Filluan punimet në kanalet e ujitjes në Junik  

Komuna e Junikut në kuadër të rregullimit të infrastrukturës dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve të saj, po bënë përpjekje që tu dal në ndihme edhe familjeve të cilat merren me bujqësi, ku Kanë filluar punimet në kanalin e ujitjes në disa segmente si: “Shkollë – Bajraktarë ” , ” …

Më shumë...

Stavileci: MZHE mbështet projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i shoqëruar nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar Kompaninë Rajonale të Ujit ‘Radoniqi’ Sh.A, për të parë nga afër punimet në Stacionin e filtrave, respektivisht fabrikën e dytë të ujit në këtë komunë, e cila po realizohet si bashkëfinancim i …

Më shumë...

Ekonomia e gjelbër nxit zhvillimin dhe mbron mjedisin

Ekonomia e gjelbër dhe ekonomia digjitale janë dy sektorë me të cilët ekonomia e vendit do të transformohet, prandaj MZHE, respektivisht Qeveria është duke i trajtuar me prioritet, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në hapje të edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit, Energjetikës dhe Teknikës …

Më shumë...

Është mbajte mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj, të mërkurën është mbajt  mbledhja e VI-të e  Kuvendit  të Komunës së Deçanit, ku në këtë mbledhje ishte propozuar vetëm një pikë e rendit të ditës : Shqyrtimi i kërkesës së anëtarëve të Kuvendit rreth Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së …

Më shumë...

Inaugurohet kabineti i informatikës në SH.M.E “Hasan Prishtina “ në Mitrovicë

Kryetari i  komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Pajazit Hajzeri, kanë marrë  pjesë në përurimin e kabineteve  te kontabilitetit dhe informatikës në SH.M.E  “Hasan Prishtina“ në Mitrovicë. Fillimisht kryetari Bahtiri, ka uruar stafin mësimor për kontributin që janë duke e dhënë vazhdimisht, ku …

Më shumë...

“Ta pastrojmë Kosovën – Klinën”

Aksioni i pastrimit “Ta pastrojmë Kosovën” u realizua edhe në komunën e Klinës. Pas largimit të 5 deponive ilegale në qytetin e Klinës me datën 20.05.2016, aksioni i pastrimit vazhdoj me datën, 24 Maj 2016.  Dardan Bashota- Zyrtar Mjedisor dhe koordinator i këtij aksioni tha se aksioni  ka filluar  në …

Më shumë...

Miratohet rishikimi i buxhetit  të Ferizajt për vitin 2016

Kuvendi komunal i Ferizajt ka mbajtur të mërkurën mbledhjet e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri  për rishikimin e  buxhetit të komunës së Ferizajt. Fillimisht para këshilltarëve komunal drejtoresha për Buxhet e Financa Lirie Syla tregoi se janë bërë lëvizje financiare nëpër projekte në vlerë …

Më shumë...

Kryetari i Ferizajt merr pjesë në varrimin e monsinjor Lucian Avgustinit

Sot në katedralen “Nënë Tereza” të Vaut të Dejës, u bë ceremonia e varrimit të ipeshkvit të Sapës, monsinjor Lucian Avgustini, i cili ndërroi jetë të dielën pas një sëmundjeje të rëndë. Monsinjor Avgustini ishte i lindur në Ferizaj dhe njihet për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë popullatës shqiptare të kësaj …

Më shumë...

KFOR-i grek viziton nxënësit e SH.F.M.U “Elena Gjika” në Mitrovicë

KFOR-i grek, të martën ka  vizituar  nxënësit  e SH.F.M.U “Elena Gjika” të komunës së Mitrovicës me ç’rast nxënësve u janë ndarë dhurata modeste për lëndën e edukatës fizike dhe rekreacion. Përfaqësuesit e KFOR-it grek kanë uruar që nxënësit  te përfundojnë me sukses këtë gjysmëvjetorë  duke u dëshiruar  suksese në të …

Më shumë...

Aktivitete sportive në Malishevë me rastin e 1 Qershorit  

Drejtoria për Arsim dhe Edukim, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Klubi i Atletikës “Malisheva”, në Malishevë për nderë të 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, organizojnë aktivitetin e vrapimit rrugor, me moton “Të vrapojmë së bashku”. Ky vrapim mbahet më 1 qershor 2016, duke filluar në ora 10:00. …

Më shumë...

Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Naim Kurmehaj

Të mërkurën me 25 maj 2016 në ora 11:00 në Strellc të Epërm të komunës së Deqanit, zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Naim Kurmehaj! Në përvjetorin e dëshmorëve të Strellcit, pas ngritjes së bustit të dëshmorit Haki Povataj, ngritjes së Memorialit në Strellc dhe të bustit të dëshmorit të parë …

Më shumë...