Institucionet

Mbahet mbledhja e këshillit të drejtorëve të Komunës së Rahovecit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, sot u mbajte takimi i rregullt i këshillit të drejtorëve ku të  pranishëm përveç kryetarit ishin edhe nënkryetari Xhemali Haxhimustafa, Nahit Elshani, kryesues i  Kuvendit Komunal dhe drejtor të drejtorive. Raportin javor e filloi Sali Sallteku, drejtor i Administratës …

Më shumë...

Tubimi gjithë popullor në Drenoc, për nder të 18 vjetorit të daljes publike të UÇK

Në fshatin Drenoc të Rahovecit, u mbajt tubimi gjithë popullor për nder të 18- vjetorit të daljes publike të UÇK- së në Zonën Operative të Pashtrikut, ku ishin të pranishëm kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, nënkryetari Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, veteranët e luftës nga Rogova e Hasit …

Më shumë...

Mbrojtja e të Drejtës së Autorit sot, mbrojtje e Trashëgimisë Kulturore nesër

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, mori pjesë në konferencën “Të Drejtat Pronësore Intelektuale” e cila u organizua në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, nga Agjencia e Pronësisë Industriale, MTI; Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta- MKRS; Sektori i Pronësisë Intelektuale- Doganat e …

Më shumë...

Në Mitrovicë u mbajt turnirin memorial në futsall

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, mori pjesë në turnirin memorial në futsall kushtuar heroit të Kombit Shemsi Ahmeti  “Komadant Shemi “. Të martën, mbi të gjitha u  kujtua dhe u  nderua e kaluara jonë e lavdishme, sakrifica  mbarë kombëtare shekullore e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë …

Më shumë...

Begaj priti drejtorin e kompanisë gjermane RTB GmbH, Rudolf Broher

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur drejtorin e kompanisë gjermane RTB GmbH & CO.KG, z.Rudolf Broher, me të cilin biseduan për mundësitë e investimeve në Malishevë, si dhe për mundësinë e ndihmës në sektorin social, përkatësisht në shëndetësinë e Komunës së Malishevës. Begaj dhe Broher, kanë vizituar …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit organizon debat me Publikun

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, fton të rinjtë, grupet rinore, shoqatat dhe organizatat tjera të shoqërisë civile, që të marrin pjesë në debatet publike për Rregulloren për punën vullnetare të të rinjve. Debatet zhvillohen sipas këtij orari: Në Rahovec, më 10 maj 2016, në orën 10:00 në …

Më shumë...

Njoftim për repelimin e kafshëve në Pagarushë dhe Goriq të Malishevës

Njoftohen banorët e Pagarushës dhe Goriqit të komunës së Malishevës, se të mërkurën  më 27 prill 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë …

Më shumë...

Të dhënat finale të rindërtimit të Informacioneve komunale kanë arritur në komunën e Shtimes

Agjencioni Kadastral i Kosovës (AKK), ka zhvilluar projektin e Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale (RIK), në Komunën e Shtimes në shtatë Zona Kadastrale (Shtime, Lagje e Pajtimit, Vojnoc, Davidoc, Gjurkoc, Rashincë dhe Muzeqinë). Këto ditë drejtori për Planifikim Urban, Kadastër dhe GJeodezi, z. Mehdi Salihu ka pranuar të dhënat finale të …

Më shumë...

Rregullohet rruga “Enver Hadri” në qytetin e Ferizajt  

Rruga ” Enver Hadri” e cila lidh rrugët “Astrit Bytyqi” dhe “Rexhep Bislimi” ka filluar të rregullohet këto ditë dhe për pak kohë do të jetë edhe e asfaltuar. Ajo është e gjatë mbi 400 metra dhe buxhetit të komunës së Ferizajt do t’i kushtojë mbi 46 mijë euro. Kryetari …

Më shumë...

Deçani mbanë mbledhje komemorative për mbmësuesin veteran, Isuf Nimonaj

Sot, 26 prill 2016 në ora 12.00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan u mbajt mbledhje komemorative në nderim të veprës jetësore të mësuesit veteran, Isuf Nimonaj, i cili mbrëmë u nda nga jeta! Baca Isufi i takon plejadës së mësuesve të parë në trevën e Deçanit i cili …

Më shumë...

Lagjet e fshatit Mirash po bëhen me kanalizim

Për të inspektuar nga afër punimet që po realizohen  në rrjetin e kanalizimit në  fshatin Mirash, doli edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij. Ai vlerësoi se ky projekt është shumë  rëndësishëm për banorët e këtij fshati me vet faktin se një pjesë e lagjeve nuk kanë …

Më shumë...

Kryeministri Isa Mustafa dha shpërblimin për Majlinda Kelmendin

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u dhanë Shpërblimet Shtetërore për xhudisten Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që …

Më shumë...

Ministri  Zharku priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin midis dy shteteve, në sferën e infrastrukturës rrugore. Me theks të veçantë u diskutuan projektet që financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare (BERZH dhe BIE). Vëmendje e posaçme iu kushtua …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri vazhdon të takoi biznesmen të ndryshëm

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, vazhdon te takoj përfaqësues të kompanive të ndryshme, të interesuar për të investuar në komunën e Mitrovicës. Kryetari Bahtiri, priti të hënën përfaqësuesin e kompanisë së njohur edhe ndërkombëtarisht Hochibra, Piter Peters, i cili shoqërohej nga John Dorriaw, drejtor i kompanisë  Smithy Mushrooms …

Më shumë...

Bordi i Drejtorëve në Mitrovicë mbajti takimin e radhës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, udhëhoqi takimin e rregullt të Bordit të Drejtorëve, ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, më rëndësi për qytetarët e Komunës së Mitrovicës. Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan janë: Raporti Financiar Janar-Mars 2016 Bartja e te hyrave …

Më shumë...