U përurua përfundimi i punimeve te depot e Matrexit në Xërxë. Ky investim i bërë nga Komuna e Rahovecit, ka për qëllim krijimin e hapësirave të reja dhe të një mjedisi më të përshtatshëm për bizneset që operojnë në këto prona komunale.
Më shumë...Institucionet
Veterani i UÇK-së Ibush Zabelaj dhuroi 20 mijë kilogram miell për familjet në nevojë
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibush Zabelaj nga fshati Ngucat i Komunës së Malishevës, sot i ka dhuruar 20 mijë kilogram miell, për familjet në nevojë. Këtë donacion, veterani Zabelaj, e ka dhënë zyrtarisht në komunë, duke ja dorëzuar këtë donacionit, Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, që …
Më shumë...Kryetari Nura, ka mirëpritur në zyre boksierin profesionist Musa Avdimetaj
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur në zyre boksierin profesionist Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft, që shoqërohej nga deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku dhe bashkëpunëtorë tjerë. Në këtë takim miqësor është diskutuar për karrierën e boksierit shqiptar, dy herë kampion bote në kategorinë …
Më shumë...Në Deçan u mbajt takimi i ll-të i KKSB-së për vitin 2023
Në komunën e Deçanit u mbajt takimi i ll-të i KKSB-së për vitin 2023. Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB-së, z. Ismet Kukleci, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSCE-së dhe anëtarë të tjerë. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune: …
Më shumë...Drejtori Bajrami vizitoi biznesin e kalërimit “Berti Ranch” në Prelez të Muhaxherëve
Investimi i mërgatës në krijimin e bizneseve të ndryshme në Kosovë po jetësohet çdo ditë. I tillë është edhe biznesi i kalërimit, biznes ky familjar i familjes Mihalica në Prelez të Muhaxherëve të komunës së Ferizajt me pronarë bashkatdhetarin Gëzim Mihalica. Për të parë nga afër këtë biznes, doli drejtori …
Më shumë...Komuna e Deçanit dhe NPL “Higjiena”, i dhuruan në shfrytëzim përkohësisht një kamion për grumbullimin e mbeturinave kompanisë publike “Pastrimi” në Prishtinë
Me qëllim të bashkëpunimit të mirë dhe duke parë situatën dhe sfidat me të cilat përballet aktualisht kompania publike “Pastrimi” në Prishtinë, Komuna e Deçanit dhe Ndërmarrja Publike Lokale “Higjiena”, i dhuruan në shfrytëzim përkohësisht një kamion për grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve për …
Më shumë...Kryetari Latifi si çdo të enjte takim me qytetarë
Të gjithë ata që erdhën për t’u takuar me udhëheqësinë e komunës së Rahovecit dhe patën mundësi t’i parashtrojnë kërkesat dhe nevoja tyre nga afër, morën përgjigje konkrete nga kryetari Smajl Latifi , gjithmonë duke u mbështetur në mundësitë që i posedon Komuna e Rahovecit.
Më shumë...Hapet Panairi i Librit në Ferizaj
Është hapur sot në Ferizaj edicioni i pestë i panairit të librit në Ferizaj. Dhjetëra botues kanë ekspozuar botimet e tyre në sheshin e qytetit. Zyrafete Shala, organizatore e panairit ka thënë, se këtë edicion po marrin pjesë mbi 30 botues kryesisht nga Kosova, por ka edhe nga Shqipëria dhe …
Më shumë...AKV “Deçani” fitues i edicionit të tetë të festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”
Të mërkurën mbrëma ka përfunduar festivali i folklorit “Oda e Llapushës”- edicioni i tetë. Festivali është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe fitues i festivalit, nga juria profesionale, është shpallur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” nga Deçani, të cilët me plotë meritë, duke …
Më shumë...Ka filluar të asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në Skënderaj
Ka filluar sot të asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në qytet, një nga më të frekuentuarat e zonës, duke u transformuar kështu në një pjesë urbane të modernizuar si pjesë e Bulevardit “Ilaz Kodra”, i cili është zgjeruar me trotuare të gjera, ndriçim të ri publik dhe infrastrukturë përcjellëse të kompletuar. …
Më shumë...Është mbajtur nata e parë e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”- të mërkurën nata finale
Mbrëmë në Malishevë, është mbajtur nata e parë e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”-edicioni i tetë, festival që tashmë është tradicional. Në këtë festival po marrin pjesë ansamble, shoqëri, grupe dhe këngëtar të shumtë, nga të gjitha trevat shqiptare, duke prezantuar vlerat e folklorit tonë të pasur, përmes këngëve, valleve …
Më shumë...Kryetari Haliti organizoj pritje për mërgimtarët, ndërsa e nderon me mirënjohje veprimtarin e çështjes kombëtare në SHBA, z. Agim Rexhaj
Në kuadër të ditëve të Mërgatës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të mërkurën në takim mërgimtarë vitias që po qëndrojnë për pushime në Kosovë. Gjatë këtij takimi ai para tyre ka folur për kontributin e bashkatdhetarëve që kanë dhënë dhe po japin për vendin duke e …
Më shumë...Vitia mobilizohet për shënimin e Ditës së Zojës së Madhe në Letnicë
Me qëllim të realizimit sa më të mirë për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”, që zakonisht mbahet në Letnicë të Vitisë më 14 dhe 15 gusht, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim të përbashkët me përfaqësues të Policisë së Kosovës- Stacioni në …
Më shumë...Komuna e Vitisë dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë hapin thirrjen për aplikim me projekte komunitare
Komuna e Vitisë së bashku me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në kuadër të “Skemës për Mbështetjen e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Rinisë”, të projektit FIERC – Nxitja e pajtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik, hap këtë thirrje për aplikim me projekte komunitare/projekte start-up A jeni në mes të moshës …
Më shumë...Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me Drejtor të Drejtorive
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Fatmir Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me diskutime rreth çështjeve me rëndësi për banorët e Komunës së Rahovecit. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç raportoi …
Më shumë...Asfaltohet bypass-i i përkohshëm rrugor prapa Palestres se Sporteve “Bill Clinton”
Në Ferizaj është asfaltua bypass-i i përkohshëm rrugor, me hyrje nga ana e djathtë e rrugës “Bifurkacioni” (poshtë kafiterisë “Cosmo”) dhe dalje tek rrethi i madh në rrugën “Brahim Ademi” – rrugë kjo prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, për të krijuar komunikim rrugor mes dy anëve të qytetit, pa …
Më shumë...