MUZA COMPETITION vjen në Ferizaj

Të mërkurën më 20 Mars 2024, në ora 15:00 në shkollën e mesme profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj, mirëpresim drejtoreshen ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Morina Kambo dhe prof. Aferdita Onuzi, për të marr hollësitë nga aplikimi për MUZA Competition.

Ftojmë të marrin pjesë të gjithë disajnerët, adhuruesit e modës, studentët dhe të interesuarit tjerë në këtë fushë.

Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme rikthehet në edicionin e saj të tretë Muza Competition.

Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili bën bashkë të rinjtë pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit dhe kudo që ndodhen!

Je një e re apo i ri i apasionuar pas modës dhe stilimit? Ky është momenti për të realizuar ëndrrën!

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …